Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Vizita në Danimarkë u bë simbol i marrëdhënieve strategjike dhe respektit midis dy vendeve. Për këtë deklaroi të mërkurën në Kopenhagen Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Vlerësimin e palës ruse e mbështeti plotësisht Kryeministri Lars Lokke Rasmussen, njoftoi korrespondenti ynë special Mihaill Kurrakin nga Kopenhageni: "Të dyja vendet deklaruan mbi atë, se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Danimarkës po zhvillohen pozitivisht, por megjithatë kjo nuk do të thotë aspak se duhet të kënaqemi me këtë. Është e nevojshme të avancojmë përpara. Siç deklaroi në konferencën përfundimtare për shtyp Lars Lokke Rasmussen, Rusia është lojtare globale dhe Danimarka është e interesuar për një bashkëpunim të gjithanshëm me Moskën. Dimitri Medvediev vuri në dukje në mënyrë të veçantë, se bashkëpunimi dypalësh vazhdon të ruhet në nivel të mirë. Bile edhe në kushtet e krizës financiare botërore Rusia dhe Danimarka arritën të parandalojnë minimizimin e qenësishëm të qarkullimit tregtar. Në vitin 2009 vëllimi i përgjithshëm i investimeve daneze në ekonominë ruse i tejkaloi të 1 miliardë dollarët. Gjatë kësaj zhvillimi i drejtimeve prioritare po vazhdon, theksoi Presidenti i Federatës Ruse: "Në qoftë se do të flasim për ekonominë e re, për teknologjitë e larta, këto për vendin tonë aktualisht janë prioritete. Ne do të mirëpresim pjesëmarrjen e partnerëve danezë në punën për krijimin e qendrës së re inovative në Skolkovo. Ne kemi dëshirë të krijojmë një projekt të madh inovativ, për realizimin në jetë të të cilit ne ftojmë të gjithë partnerët perëndimorë, dhe, sigurisht, edhe miqtë tanë danezë. Dimitri Medvediev e quajti energjetikën sferë me rëndësi kyçe të bashkëveprimit të Rusisë dhe Danimarkës. Të dyja vendet japin një kontribut të ndjeshëm në garantimin e sigurisë energjetike të Europës, në divesifikimin e itinerarëve të furnizimit të gazit, duke përfshirë këtu edhe ndërtimin e gazsjellësit "Nord Stream" ("Rryma Veriore"), vuri në dukje Presidenti i Rusisë: "Projekti i tubacionit "Nord Stream" është një temë shumë e rëndësishme. Dua t'ju kujtoj, se Danimarka ishte e para që dha pëlqimin e vet për shtrimin e gazsjellësit përkatës. Mendoj, se kjo është shenjë mençurie, urtësie shtetërore dhe në të njëjtën kohë shenjë pragmatizmi në marrëdhëniet midis shteteve. Meqenëse vendime të kësaj natyre nuk duhet të jenë të lidhura as me ideologjinë dhe as me kurrfarë gjërash të tjera. Ky duhet të jetë vendim pragmatik në interes të vendeve tona. Shpresoj shumë që ai të sjellë edhe dividende komerciale. Dimitri Medvediev vuri në dukje gjithashtu pjesëmarrjen e kompanive daneze në programin e modernizimit të objekteve energjetike, në krijimin e një sistemi efektiv termofikimi në rajonet ruse dhe bashkëpunimin në farmakologji. Rusia është e interesuar gjithashtu për rritjen e bashkëveprimit në degën e ndërtimit të anijeve, në realizimin e transportimeve detare me konteinerë, në bujqësi. Sipas përfundimeve të vizitës midis Federatës Ruse dhe Danimarkës u nënshkrua deklarata "Partneritet në emër të modernizimit", një sërë dokumentesh të tjera, ndër të cilat edhe në lidhje me problemet e klimës dhe luftës kundër krimit transnacional.