Internet gjigandi amerikan Yahoo! mund të hapë përfaqësinë e vet në territorin e Rusisë. Siç iu bë e ditur gazetës së autoritetshme "RBC daily", kompania planifikon të përforcojë ekipin e menazherëve që punojnë për avancimin e kërkuesit në vend. Tani adresa yahoo.ru të çon në site rusishtfolës, në të cilin ekziston shumica dërrmuese e serviceve, që vihen zakonisht në dispozicion nga kompania në tregjet lokale. Kompania amerikane Yahoo! zotëron sistemin e kërkimit me të njëjtin emër, të dytin për nga popullariteti i vet në SHBA-s pas Google. Yahoo! ofron një sërë shërbimesh të unifikuara në kuadrin e një Internet-portali, i cili përfshin në vetëvete një nga shërbimet më të vjetra të postës elektronike. Tani për tani lider në tregun e kërkuesve rusë vazhdon të mbetet "Yandex", që zotëron më tepër se 60% të tregut. Në këtë kompani megjithatë shprehen, se i gëzohen faktit të dukjes së pjesëmarrësve të rinj në tregun rus.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Analisti i kompanisë investuese "Finam" Leonid Delicin

0 shprehet tani përpara mikrofonit tonë mbi rëndësinë e përfaqësive lokale në këtë sferë të biznesit: "Si rregull, përfaqësia e hapur në vend ndjek dy qëllime. Qëllimi i parë është realizimi i shitjeve. Sepse është shumë më e leverdishme ta shesësh produktin tënd në atë vend ku ka një numër të madh reklamuesish. Vitin e kaluar "Yahoo" lidhi një kontratë shumë të leverdisshme me shërbimin rus të reklamës www.begun.ru. Kurse qëllimi i dytë konsiston në atë, se kompanitë transnacionale shpesh herë arrijnë të gjejnë një partner të tillë lokal i cili njeh më mirë edhe auditorin vendas, edhe mund të përshtasë më mirë produktin për të. Kurse kompania "Yahoo" filloi të dalë në tregjet europiane që në mesin e viteve 90-të, menjëherë pas krijimit të vet. Rusia më parë nuk vlerësohej nga "Yahoo" si treg potencial për të për shkak të zhvillimit të dobët,  të pamjaftueshëm të rrjetit Internet. Kurse tani shumë gjëra po ndryshojnë...Dhe, vetëkuptohet, se është më i lehtë përvetësimi i Runetit të mbingarkuar me konkurrentë mjaft seriozë, në veçanti, me ndihmën e përfaqësisë vendore. Gjë të cilën "Yahoo" e bëri me shumë sukses", konkludon

analisti i kompanisë investuese "Finam" Leonid Delicin

0.