Zëri i Rusisë Biznesmenët rusë dhe danezë e quajnë të domosdoshëm anëtarësimin sa më të shpejtë të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Dhe, sipas mendimit të tyre, krijimi i Bashkimit Doganor nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani nuk duhet të ngadalësojë procesin e anëtarësimit të Rusisë në OBT. Rekomandime të tilla jep biznes forumi ruso-danez, i cili për herë u mblodh në Kopenhagen. Biznes forumi thekson rëndësinë vendimtare të pjesëmarrjes së Rusisë në OBT për biznes marrëdhëniet ruso-daneze. Hyrja e Rusisë në OBT do të shërbejë si stimul për aplikimin e rregullave të domosdoshme për modernizimin dhe diversifikimin e ekonomisë ruse", thuhet në rekomandimet e sipërmarrësve.