Zëri i Rusisë Dokumentet historike origjinale mbi Katinin për herë të parë u vendosën në site-n zyrtar të Agjencisë arkivore federale me vendim të Presidentit të Federatës Ruse (FR) Dimitri Medvediev. Kopjet elektronike të dokumenteve origjinale për herë të parë u bënë të njohura për publikun në formë autentike me të gjitha shënimet. Presidenti i FR kujtoi, se "në tetor të vitit 1990 me kërkesë të Presidentit të FR Boris Jelcin, kopjet e këtyre dokumenteve iu dorëzuan Presidentit të atëhershëm të Polonisë Lech Walesa".