0SHBA dhe Rusia ranë dakort për aktivizimin e procesit të negociatave mbi kushtet e bashkimit të Rusisë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), për këtë njoftoi pas përfundimit të negociatave në Uashington Zëvendësi i parë i kryeministrit të Federatës Ruse Igor Shuvallov. Në këto negociata morri pjesë delegacioni ndërdikasterial rus, ndër të tjera edhe ministrat e financave dhe të zhvillimit ekonomik. Igor Shuvallov tha, se palët bashkërenditën grafikun e punës së mëtejshme, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e videokonferencës. Sipas fjalëve të tij, pala ruse po bën gjithçka të mundur me qëllim që të përfundojë punën brenda kohës së zhvillimit të vizitës së pritshme të kryetarit të shtetit rus në SHBA.