Zëri i Rusisë Udhëtimi i Dimitri Medvedievit në Danimarkë u bë vizita e parë shtetërore e Kryetarit të shtetit rus në këtë vend gjatë këtyre disa dekadave të fundit. Presidenti i Federatës Ruse do të zhvillojë negociata me Kryeministrin e Danimarkës Lars Lekke Rasmussen, në të cilat një nga temat qendrore do të bëhet diskutimi i bashkëpunimit me leverdi reciproke në sferën e energjetikës duke përfshirë edhe bashkëveprimin në kuadrin e realizimit të projektit "Nord Stream". Danimarka ishte vendi i parë që miratoi ndërtimin e pjesës detare të këtij gazsjellësi nëpërmjet zonës së vet ekonomike. Në kuadrin e vizitës zyrtare është planifikuar edhe vizitimi nga Dimitri Medvediev i ndërtesës "Feneri jeshil", e cila paraqet në vetëvete projektin ilustrues në kuadrin e përpunimit nga ministria e shkencës, teknologjive dhe inovacioniove të Danimarkës të strategjisë së re energjetike, që po realizohet nga kompanitë kyçe daneze në sferën e efektivitetit dhe ekonomizimit energjetik. Gjatë vizitës pritet gjithashtu edhe shkëmbimi i mendimeve për bashkëveprimin në formatet rajonale në Arktikë dhe rajonin Balltik-Këshillin e Detit Barenc/Rajonin Euroarktik, Këshillin e shteteve të Detit Balltik dhe Këshillin e Arktikut, të cilin aktualisht e kryeson Danimarka. Për zhvillimin e mëtejshëm të kontakteve të dyanshme shumëplanëshe gjatë vizitës Dimitri Medvediev dhe Lars Lekke Rasmussen do të nënshkruajnë Deklaratën "Partneritet në emër të modernizimit".

Shiko galerinë fotografike