0Qarqet e biznesit dhe organizatat e SHBA-së mendojnë, se ka ardhur koha të anulohet amendamenti aktualisht veprues ndaj Rusinë i Jackson-Vanik-ut, si relikt i vjetëruar me kohë i "luftës së ftohtë". Në këtë konkluzion arritën pjesëmarrësit e dëgjimeve që u zhvilluan në prag në Kongresin amerikan. Sipas fjalëve të drejtuesve të organizatave të mëdha hebree, nxjerrja e Rusisë nga fusha e veprimit të amendamentit të Jackson-Vanik-ut do të ketë jo vetëm domethënie simbolike, por edhe rëndësi të madhe politike për të dyja vendet, të cilat kanë deklaruar kursin për "riformatimin" e marrëdhënieve, njofton Agjencia ITAR-TASS.