Si po ecën puna me zhvillimin e reformave në Rusi? Në ç'mënyrë ka ndërmend ti zgjidhë Moska problemet territoriale në Kaukaz? Përgjigjet për këto dhe pyetje të tjera pjesëmarrësit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës shpresojnë ti dëgjojnë në fjalimin e pritshëm të Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Për këtë deklaroi Kryetari i PACE-së Mevlut Çavushogllu në intervistën e vet ekskluzive dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në vigjilje të vizitës së Kreut rus të MPJ në Strasburg. Dëgjoni se ç'njofton më hollësisht për këtë nga Franca korrespondentja jonë speciale Elizaveta Isakova: Siç pritet, tema kryesore të fjalimit të Ministrit rus do të jenë: e ardhmja e Traktatit të ri mbi Sigurinë Euroatlantike si dhe problemet e përpjekjeve të falsifikimit të historisë në vigjilje të 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Partiotike të viteve 1941-1945. Kryetari i PACE Mevlut Çavushogllu vuri në dukje si vijon: "Mendoj, se ne të gjithë presim, që Sergei Lavrov të na tregojë se si po avancojnë reformat në Federatën Ruse si dhe mbi atë se në ç'mënyrë ka ndërmend Rusia të plotësojë detyrimet e marra mbi vete përpara Këshillit të Europës duke qenë një nga anëtaret më të mëdha të organizatës sonë. Përveç kësaj, janë edhe disa çështje specifike që kanë të bëjnë, për shembull, me marrëdhëniet e Rusisë dhe Gjeorgjisë, apo me rezolutën mbi problemet humanitare", tha ai. Kryetari i PACE shprehu gjithashtu besimin, se Rusia do të liberalizojë rregullin e aksesit të misioneve humanitare ndërkombëtare në rajonin e Kaukazit. Nga ana e vet, duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e rezolutës përkatëse edhe Gjeorgjia, vuri në dukje Çavushogllu. Sipas fjalëve të tij, edhe Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, edhe kabineti i ministrave, edhe PACE duhet të kërkojnë më aktivisht rrugëdaljen nga situata e krijuar. Mevljut Çavushogllu ka ndërmend të dalë vetë në rolin e ndërmjetësit në zgjidhjen e problemeve të diskutueshme dhe për këtë qëllim do të vizitojë në muajin qershor Moskën dhe Tbilisin. Vuri në pah Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës edhe kontributin e Moskës në punën e kësaj organizate. Sipas disa të dhënave, kontributi i përvitshëm i Rusisë në PACE përbën 25 milionë euro. Natyrisht që në periudhë krize, në sfondin e problemeve të mprehta ekonomike të një sërë vendeve, parlamentarët europianë janë tejet të interesuar në stabilitetin financiar të fqinjes së tyre lindore.