Botimi "Kommersant" shkruan mbi vizitën shtetërore dyditore të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Mbretërinë e Norvegjisë. Me bashkëpunimin në sferën e energjetikës Rusisë dhe Norvegjisë, sipas fjalëve të Medvedievit, punët do tu shkojnë mbarë e mirë. Pasi shprehu kënaqësinë e vet nga fakti, se kompania novegjeze Statoil merr pjesë në projektin e përvetësimit të vendburimit Svalbard, Medvediev i ftoi investitorët norvegjezë të marrin pjesë edhe në përvetësimin e një vendburimi tjetër rus gazi - Prirazllomnij. Në përfundim ai u kujtoi biznesmenëve norvegjezë, se Rusia është një vend me ekonomi të madhe me zhvillim të shpejtë dhe se kjo gjë ka edhe pluset, edhe minuset e veta , kurse Kryeministri norvegjez konfirmoi, se Rusia e përforcoi, e konsolidoi tashmë reputacionin e vet. Dhe premtoi, se Norvegjia do të mbështesë hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

                                                                     ***

Kryeministrat rus dhe italian nënshkruan një sërë dokumentesh që hapin një fushë të gjerë për bashkëpunim në sferën e atomit midis dy vendeve si dhe hodhën poshtë fjalët që qarkullojnë përkatësisht konfliktit, i cili po diskutohet gjerësisht kohët e fundit, që gjoja ka vend midis "Garprom-it" dhe kompanisë "ENI". Negociatat e Vladimir Putinit me Berluskonin i vunë pikë dyshimeve të lindura në lidhje me atë, nëse ka ndërmend vallë Moska vërtet të investojë mjete financiare në kushtet e krizës aktuale në ndërtimin e gazsjellësit "South Stream" apo jo. Siç shkruan gazeta "Vremia novostei", Kryetari i Këshillit italian të Ministrave premtoi ta zgjidhë problemin që ka të bëjë me ndërtimin e elektrostacionit atomik në territorin e vendit që para përfundimit të afatit të mandatit të vet. Ndërtimi i elektrostacionit atomik në Itali u ngri në vitin 1967, por tani brenda tre viteve mund të merret vendimi principial për shfrytëzimin e energjisë atomike. Ky është një hap i rëndësishëm për Italinë, e cila ka ndërmend të dalë me projekte atomike jo vetëm në tregjet e jashtme, por edhe në tregun e brendshëm. Pozita të tilla bien ndesh me politikën jobërthamore të BE, gjë kjo që mund të provokojë debate dhe reagim serioz në vendet e tjera.

                                                                    ***

Pasi morrën vendimin të modernizojnë ekonominë me paratë e fituara nga shitja e burimeve energjetike, autoritetet ruse vendosën të mos shkojnë larg dhe e filluan hopin teknologjik me energjetikën. Për arritjen e këtij qëllimi do të japin ndihmën e vet amerikanët, me të cilët tashmë janë bashkërenditur drejtimet prioritare në sferën e përpunimeve të teknologjive të larta të të dyja vendeve. Për mbështetjen e iniciativës së komisionit, që do të veprojë nën drejtimin e Dimitri Medvedievit dhe Barak Obamës, i cili zgjodhi projektet e përbashkëta, tashmë dhanë pëlqimin e vet General Electric dhe Dupont. Botimi "RBK daily" arriti të sqarojë, se cilat drejtime do të bëhen prioritare në kuadrin e bashkëpunimit të Rusisë dhe SHBA-s në sferën e përpunimeve të teknologjive të larta. Siç dëshmon dokumenti udhëzues informativ, në fillim drejtime më me perspektivë për studime dhe investime do të bëhen teknologjitë për sferën energjetike.