Shkarko audiofailin

Në Moskë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë "Dhe mban mend bota e shpëtuar". Në të marrin pjesë 127 bashkatdhetarë të rinj nga 56 vende të botës - nga Australia e deri në Ekuador. Për pjesëmarrje në konferencën në Rusi janë ftuar nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga komunitetet rusishtfolëse të vendeve të huaja, të cilët u bënë fitues të konkursit kushtuar jubileut të Fitores. Çdonjëri nga delegatët do të ndajë me bashkatdhetarët e vet preokupimet dhe ndjenjat që provon në vigjilje të Fitores së Madhe. Për shembull, referati i studentes së universitetit nga qyteti Haifa i Izraelit Maria Xhamil iu kushtua temës "Lufta e Madhe Patriotike në jetën e familjes sime". Kurse studentja e universitetit të Bonit, anëtarja e Lidhjes së rinisë rusishtfolëse në Gjermani Ekaterina Ivanushkina tregoi mbi projektin "Nuk u plaket shpirti veteranëve", drejtuese e të cilit është ajo vetë. "Me qëllim që të mësojmë se çfarë do të ndodhë, duhet të dimë se ç'ka ndodhur më parë", - shprehet me bindje të plotë studentja e Universitetit ekonomik kombëtar të Kievit me emër të Getmanit Anna Golembiovskaja (Ukrainë). Në Konferencë ajo parashtroi punën e saj "Letra drejtuar gjeneratës së ardhshme". Në të ajo paraqiti tre histori që treguara asaj nga veteranët. "Veçanërisht prekëse më duket mua historia e dashurisë së çiftit Aleksandra dhe Ivan Boldinin. Në front Aleksandra ishte ndihmësmjeke batalioni", - tregon Anna Golembiovskaja: "Shpesh herë ishim të detyruar ti ngrinim pikat mjekësore direkt e në vendstrehimet e nëndheshme: vendosnim tavolinat e operacionit dhe ia hynim punës nën shoqërimin e vërshëllimave të predhave e bombardimet e vazhdueshme. Pranonim nga 500 të plagosur në 24 orë. Njëherë në grupin e të plagosurve rëndë sollën një luftëtar të ri. Ai na u ngulit neve në kujtesë me faktin se gjatë gjithë kohës së operacionit nuk reshtëte së buzëqeshuri Aleksandrës, në vend që të ulërinte nga dhimbja, sepse po operohej pa narkozë. Kur e mori veten pas operacionit, përpara se të nisej sërish për në front, ai iu afrua asaj, e falenderoi për shpëtimin e jetës, iu prezantua asaj me emrin Ivan dhe i puthi duart. Me kalimin e tre muajve po këtë ushtar e sollën të plagosur sërish rëndë në të njëjtën pikë mjekësore. Me kurimin e tij, si ta kishte vëllanë e vet, u morr Aleksandra. Pas shërimit Ivanin e caktuan në regjimentin e artilerisë. Shumë shpejt asaj i erdhi prej tij letra e parë, pastaj e dyta, e treta...Ata u martua që në kohën e luftës dhe janë bashkë edhe sot e kësaj dite", - shton Anna. Do të përfundojë forumi i rinisë, kushtuar 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, më 30 prill në Shën Peterburg.