Shkarko audiofailin

Parlamentet e Rusisë dhe Ukrainës ratifikuan marrëveshjen për Flotën e Detit të Zi, gjë kjo që mund të shërbejë si pikënisje edhe për marrëveshje të tjera të reja ruso-ukrainase. Baza ruse në Sevastopol do të ruhet deri në vitin 2042 me mundësinë e prolongimit të qëndrimit të saj pas këtij afati edhe për 5 vite të tjera. Duma Shtetërore dhe Verhovnaja Rada miratuan marrëveshjen me rëndësi hopi, kthese rrënjësore në marrëdhëniet dypalëshe, objekt i së cilës u bë problemi që pat errësuar marrëdhëniet e ndërsjellta për vite të tëra me radhë - qëndrimi i Flotës ruse në Krime. Me përpjekjet e autoriteteve të mëparshme ukrainase fati i Bazës së Sevastopolit dhe çmimi për "lëndën e kaltër" djegëse u bënë objekt pazarllëqesh e spekullimesh pafund, kurse tani, me sa duket nga të gjitha marrëveshja e ratifikuar do të bëhet simbol i shëndoshjes së marrëdhënieve të dy popujve dhe shteteve miqësore. Në fakt duhet thënë, se miratimi parlamentar i dokumentit në Ukrainë kaloi në mënyrë aspak të paqme. Opozita "portokalli"në Kiev u përpoq ti vinte në jetë kërcënimet e saj dhe të minonte zhvillimin e mbledhjes historike të Verhovnaja Radës. Por megjithatë vezët dhe kutitë tymuese nuk mundën të bëhen pengesë për marrjen e vendimit të drejtë. Dëgjoni mendimin e Presidentit të Fondit të politikës efektive Gleb Pavllovskij: "Marrëveshja e arritur i leverdis Ukrainës për nga pikëpamja e interesave të saj kombëtare, po ashtu siç është e leverdishme për nga ky këndvështim ajo edhe për Rusinë. Ukraina ndodhet aktualisht në një krizë tejet të rëndë ekonomike dhe asaj i duhet medoemos ndihmë financiare, të cilën ajo faktikisht e merr tani me përfundimin e marrëveshjes në fjalë. Kurse Rusia përfiton afrimin strategjik me Ukrainën si dhe rritjen e shkallës së sigurisë në hapësirën postsovjetike dhe në Europën Lindore. Ky është një hap jashtëzakonisht pozitiv. Për herë të parë pas shumë vitesh lindën perspektivat e kontekstit të politikës së jashtme stabile për zhvillimin e Rusisë". Situatën e komenton tani përpara mikrofonit tonë Drejtori i Qendrës së studimeve politike dhe konfliktologjisë Mihaill Pogrebinskij: "Çështja mbi ratifikimin e marrëveshjes, që ka të bëjë me zgjatjen e afatit të qendrimit të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol, u shndërrua në Ukrainë me përpjekjet e kundërshtarëve politikë të autoriteteve aktuale në çështjen: të jetë apo të mos jetë Ukraina shtet miqësor për Rusinë. Gjatë një shtrimi të tillë të problemit apriori shumica mban anën e atyre që duan të ruajnë marrëdhënie miqësore me Rusinë". Pozitiv është vetë ai fakt, se marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë po bëhen me të vërtetë strategjike. Por ratifikimi i marrëveshjes për Flotën nuk do të thotë aspak, se gjatë votimit të radhës do të shtrohet çështja e hyrjes së Ukrainës në bashkimin e Rusisë dhe Bjellorusisë, ose,  për shembull, në hapësirën doganore. Ndërkohë vetëm një orë pas ratifikimit të marrëveshjes për Flotën e Detit të Zi ish Kryeministrja Julia Timoshenko doli me deklaratën "sensacionale" të radhës: se pas rikthimit në pushtet opozita "portokalli" do të denoncojë (pra, do të ndalojë në mënyrë të njëanshme veprimin e dokumentit në fjalë) dokumentin e ratifikuar nga Verhovnaja Rada (parlamenti). Por siç thotë një fjalë e urtë: "Le të merret me gjithçka dëshiron fëmija, vetëm të mos qajë"...