Është krejtësisht e pamundur të triumfohet mbi terrorizmin vetëm me përdorimin e forcës. Duhet vepruar nga anë të ndryshme, shprehet i bindur Presidenti i Rusisë. Pikëpamjet e veta në lidhje me këtë çështje ai i ndau me korrespondentin e Korporatës radiotransmetuese të Danimarkës. Terrorizmi nuk përfaqëson në vetvete thjesht një bandë personash të armatosur me bomba. Ai përbën një komplet këndvështrimesh të caktuara. Për çrrënjosjen e plotë të terrorizmit është e nevojshme të punohet, si minimum, në 4 drejtime njëkohësisht, mendon Dimitri Medvediev: "Së pari, është i domosdoshëm vazhdimi i luftës kundër përfaqësuesve më të regjur të ilegalitetit terrorist banditesk me të gjitha mjetet e lejueshme. Kjo është mundësia e vetme e veprimit në një sërë rastesh. Së dyti, ne duhet të rivendosim regjimin e ligjshmërisë në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Populli është më se i bindur në atë, se vetëm ligji është i aftë të vendosë rregullin, të kapërcejë korrupsionin, klanet e farefisnitë, të cilat për fat të keq në Kaukaz i kanë rrënjët shumëshekullore. Së treti, një luftë e tillë është e pamundur pa bazën fetaro-morale. Dhe kjo e fundit përfshin në vetvete edhe përfytyrimet e përgjithshme mbi moralin, edhe ato përfytyrime mbi të që rrjedhin nga fetë ekzistuese në Kaukaz, domethënë nga islami dhe krishterimi. Apelimi tek vlerat fetare është jashtëzakonsht i rëndësishëm, në mënyrë që kjo të mos shfrytëzohet nga terroristët që bien pikërisht në kundërshtim edhe me vlerat e islamit, edhe me ato të krishterimit. Dhe së fundi, drejtimi i katërt është rimëkëmbja e ekonomisë, rritja e numrit të vendeve të reja të punës. Krijimi i kushteve komforte për jetesën e popullit në Kaukaz. Siç dëshmojnë rezultatet e anketimeve sociologjike, qytetarët rusë i miratojnë veprimet e autoriteteve të vendit të drejtuara për luftën kundër terrorizmit. Vetëm se pjesa dërrmuese-pothuajse 2/3 e të të anketuarëve-quan të  domosdoshëm rreptësimin e operacioneve me përdorimin e forcës kundër guerrilasve, asgjesimin e tyre të plotë pa hyrë në kurrfarë negociatash me ta. Ndërsa forcimi i bazave fetaro-morale dhe përmirësimi i sferës social-ekonomike rekomandohet të lihen si masa profilaktike. Vetëm në këtë rast, mendon 50% e respondentëve rusë, Kaukazi i Veriut nuk do të jetë më burim tensionesh dhe kërcënimesh, të paktën, për këto 20 vitet e afërta. Për hir të asaj, që situata në Kaukazin e Veriut të ndryshojë në mënyrë radikale dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, qytetarët rusët janë gati të heqin dorë bile dhe nga disa të drejta dhe liri të tyre.