0Rusia shprehet e gatshme të krijojë së bashku me NATO-n sistemin e përbashkët të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në rast se ky propozim do të rezultojë serioz. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë për Korporatën radiotransmetuese të Danimarkës "DR" në prag të vizitës së tij në Danimarkë. Moska tashmë prej kohësh del për atë, që sistemi global i sigurisë të mund të mbrojë jo vetëm një vend ose një grup vendesh, por ti përgjigjet interesave të gjithë pjesëmarrësve të përgjegjshëm të komunitetit botëror, vuri në dukje Dimitri Medvediev.