Marrëveshja për bashkimin e Austrisë me projektin e gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore") u nënshkrua. Ajo u bë vendi i fundit që nënshkroi paketën e domosdoshme të dokumenteve për pjesëmarrjen në ndërtimin e projektit të gazsjellësit. Gazeta "Vremja novostei" saktëson, se marrëveshje u lidhën në nivel ndërqeveritar edhe midis kompanive "Gazprom" dhe OMV. Gazetari televiziv austriak u interesua të mësojë nga Vladimir Putin, se ç'qëndrim mban ai ndaj faktit, se Austria po punon edhe në kuadrin e gazjellësit "South Stream", edhe në kuadrin e realizimit të tubacionit "Nabukko". "Unë dëgjoj vazhdimisht pyetjen që ka të bëjë me pavarësinë nga furnizimet e gazit rus, u përgjigj Putin. Dhe unë përherë jap të njëjtën përgjigje: po përse? Ndërkohë që mund të sigurojmë edhe për 100 vite të tjera si kërkesat tona të brendshme, ashtu dhe kërkesat e gjithë klientëve tanë në Europë me këtë lëndë hidrokarbure!".

                                                               ***

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër kritikoi ashpër Organizatën e Traktatit të Sigurimit Kolektiv për shkak të pozitës neutrale të mbajtur nga ajo ndaj Kirgistanit. Llukashenko vuri në dukje, se në rajonin e qytetit Baranoviçi ndodhet stacioni rus i paralajmërimit të hershëm të sulmit raketor, kurse në rajonin e Bilejkës - baza e cila siguron ndërlidhjen me flotën e nëndetëseve të Rusisë në Atlantik. "Në qoftë se Presidenti i Rusisë i ka harruar Baranoviçin dhe Bilejkën, atij i duhen kujtuar ato, - citon botimi "Njezavisimaja gazeta" fjalët e Liderit bjellorus. - Në qoftë se ai dëshiron të dijë se sa na paguan ne Rusia për to, ndryshe nga Sevastopoli, po e them - asnjë rubël, as edhe një kopeikë". Në të njëjtën kohë deputetët e parlamentit bjellorus i rekomandojnë udhëheqjes ruse "të frenojë ambicjet e veta perandorake", duke komentuar thëniet e paradokohshme të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Harkov. Botimi kujton: Presidenti Medvediev vuri në dukje, se Rusia është e gatshme tu japë preferenca, ndër të tjera edhe në sferën e gazit, atyre vendeve që janë partnere të saj në praktikë dhe jo që vetëm deklarojnë për këtë.

                                                                  ***

0 Duma Shtetërore e Rusisë miratoi projekt ligjin, sipas të cilit organizatat shtetërore do të jenë të detyruara të kërkojnë në mënyrë të mëvetësishme rrugët për të mbijetur dhe për të tërhequr me forcat e veta investime. Një reformë e tillë do të godasë mjaft dhimbshëm mbi qytetarët më pak të mbrojtur. Sepse në binarët komercialë do të duhet të hyjnë jo vetëm shkollat e arsimit të përgjithshëm, por edhe poliklinikat. Dhe, duhet thënë, se do të ndodhin të gjitha këto aty nga fundi i vitit të ardhshëm. Siç shkruan

botimi "Novie izvestia"

0, një nga problemet më alarmues do të jetë ai: në se do të ruhen apo jo mjekësia dhe arsimi falas dhe ç'cilësi do të kenë ato.