0Bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Rusisë në sferën e Mbrojtjes Antiraket (MAR) është me një perspektivë të jashtëzakonshme, deklaroi Zëvendësja e Sekretares amerikane të shtetit për kontrollin mbi armatimet dhe sigurinë ndërkombëtare Ellen Taucher në Forumin botëror rus që u zhvillua në Uashington. "Mënyra më e mirë e eliminimit të shqetësimit të Rusisë përkatësisht pozitës sonë ndaj sistemit MAR në Europë është bashkëpunimi midis SHBA-së, Rusisë dhe NATO-s në vlerësimin e rreziqeve dhe kërcënimeve", citon Agjencia "RIA Lajmet" fjalët e saj. Ellen Taucher theksoi, se sistemi MAR është i destinuar për garantimin e sigurisë përpara kërcënimit, i cili vjen, para së gjithash, nga Irani.