0Krerët e MPJ-ve të 27 vendeve të Bashkimit Europian (BE) në takimin e zhvilluar në Luksemburg bënë thirrje për "zgjerimin e plotë të mandatit" të misionit të vëzhguesve të BE në Gjeorgji në të gjithë territorin e republikës, duke përfshirë de-facto edhe krijimet e pavarura shtetërore (Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë). BE i bën thirrje palëve për aktivizimin e procesit të vendosjes së mirëbesimit reciprok si dhe për sigurimin e mundësisë së përmirësimit të kushteve të jetesës dhe lëvizjes së lirë të popullsisë në të dyja anët e kufijve administrativë.