0Ish kryeministri i Polonisë, vëllai i Presidentit që gjeti vdekjen si rezultat i aviakatastrofës Jarosllav Kaczynski, ka ndër mend në rast se fiton në zgjedhjet e kryetarit të shtetit të mbyllë çështjen e politikanëve, të cilët gjetën vdekjen në katastrofën ajrore që ndodhi nën Smolensk më 10 prill. Partia e opozitës polake "E drejta dhe Drejtësia" miratoi kandidaturën e Jarosllav Kaczynskit për në postin e Presidentit të vendit. Zgjedhjet e parakohshme të Presidentit të Polonisë janë planifikuar të zhvillohen më 20 qershor të vitit 2010.