Presidenti i Federatës Ruse u dorëzoi medaljet jubilare për nder të 65 vjetorit të Fitores 16 veteranëve norvegjezë dhe një veterani rus, i cili në vitet 90-të të vitit të kaluar u zhvendos me banim të përhershëm në Norvegji. "Në tokën norvegjeze kanë gjetur prehjen e përjetshme shumë qytetarë sovjetikë-robër ushtarakë lufte dhe ata që luftuan kundër fashizmit. Kujtimi i atyre kohërave është i shenjtë për ne", - tha Dimitri Medvediev dhe falenderoi udhëheqjen e Norvegjisë dhe njerëzit që përkujdesen për varret e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore.