Dimitri Medvediev po fillon turneun e vet triditor skandinav. Vizitat e tij shtetërore në Norvegji dhe në Danimarkë do të jenë të larta në protokollin e gradacionit diplomatik. Sot po viziton Norvegjinë. Ia vlen të vihet në dukje, se marrëdhëniet ruso-norvegjeze ndodhen në ngritje, për to është karakteristik karakteri tradicional miqësor dhe konstruktiv. Mjaft intensivisht po avancon edhe dialogu politik, po forcohen kontaktet sipas linjës së parlamenteve, dikastereve të profileve, lidhjet ndërajonale. Presidenti Dimitri Medvediev i dhuroi Mbretit të Norvegjisë - Heraldit të Pestë filmin nga cikli "Formula e pushtetit" kushtuar familjes mbretërore të Norvegjisë. Filmi është xhiruar nga Agjencia ITAR-TASS dhe VGTRK (Kompania Transmetuese Radiotelevizive Shtetërore Ruse). Cikli "Formula e pushtetit" tregon mbi liderët e shteteve të ndryshme. Filmi televiziv është krijuar mbi bazë të intervistës që autori i programit, Zëvendësi i parë i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë ITAR-TASS, Mihaill Gusman realizoi me Mbretin e Norvegjisë. Sot Presidenti i Rusisë Dimitri Mevdeviev zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Stortingut (parlamentit) Dag Terje Andersen. Ata shqyrtuan çështjet e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh dhe u shprehën për zhvillimin e kontakteve midis strukturave ndërparlamentare, në të cilat Rusia dhe Norvegjia bashkëveprojnë mjaft aktivisht, ndër të tjera, edhe në PACE, Këshillin Arktik dhe Këshillin e shteteve të vendeve të pellgut të Detit Balltik. Duke marrë fjalën përpara veteranëve në Muzeun e forcave të armatosura të Norvegjisë Dimitri Medvediev vuri në dukje, se është jastëzakonsht e rëndësishme të ruhet e vërteta mbi Luftën e Dytë Botërore, me qëllim që të mos ketë tentativa të rishikimit të historisë në favor të ambicjeve të këtyre apo atyre politikanëve, për ndryshe do të jetë e pamundur shmangia e tragjedive të reja. Presidenti i Federatës Ruse u dorëzoi medaljet jubilare për nder të 65 vjetorit të Fitores 16 veteranëve norvegjezë dhe një veterani rus, i cili në vitet 90-të të vitit të kaluar u zhvendos me banim të përhershëm në Norvegji. "Në tokën norvegjeze kanë gjetur prehjen e përjetshme shumë qytetarë sovjetikë-robër ushtarakë lufte dhe ata që luftuan kundër fashizmit. Kujtimi i atyre kohërave është i shenjtë për ne", - tha Dimitri Medvediev dhe falenderoi udhëheqjen e Norvegjisë dhe njerëzit që përkujdesen për varret e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore. Biznes konferenca në Oslo. Në vazhdim të vizitës së vet në Norvegji Dimitri Medvediev mori pjesë në biznes-konferencën në Oslo. Ai vuri në dukje, se partneri norvegjez po shfaq interesim të gjallë jo vetëm ndaj kompleksit të naftës dhe gazit, por edhe ndaj ndërtimit të ndërmarrjeve industriale, krijimit të qendrave inovative, ndaj sektorit bankar, sferës së ndërlidhjes dhe komunikacioneve. Presidenti i Federatës Ruse shprehu besimin e vet në lidhje me atë, se gjeografia e lidhjeve të të dyja vendeve do të vazhdojë të zgjerohet dhe jo të kufizohet vetëm me rajonet veriore. Kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg konstatoi, se në Rusi punojnë rreth 100 kompani norvegjeze dhe, duhet thënë, në fusha nga më të ndryshmet duke filluar që nga nxjerrja e naftës e deri tek prodhimi i produkteve ushqimore. Ai theksoi gjithashtu, se Norvegjia e mbështet synimin e Federatës Ruse për hyrjen në OBT.