0Kompania ruse "Inter RAO JEES" dhe ajo italiane "ENEL" nënshkruan memorandumin mbi synimet të cilat përcaktojnë formatin e bashkëpunimit gjatë ndërtimit të Elektrostacionit atomik të Balltikut. Dokumenti u nënshkrua në kuadrin e takimit të kryeministrave të Rusisë dhe Italisë, përkatësisht, Vladimir Putin dhe Silvio Berlusconi. Kompania italiane "ENEL" deri në qershor të vitit 2011 do të përcaktojë parametrat e pjesëmarrjes në këtë projekt. Elektroctacioni atomik që do të ndërtohet në periferi të Kaliningradit është projekti i parë rus i ndërtimit të elektrostacionit atomik në realizimin e të cilit do të tërhiqen investitorë privatë, ndër të tjera edhe të huaj.