Shkarko audiofailin

Udhëheqja e Aleancës VeriAtlantike doli sërish me kritikë në adresë të politikës së jashtme ruse. Sipas mendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Anders Fogh Rasmussen, Rusia mohon realitetin duke vazhduar ta konsiderojë NATO-n si rrezikun kryesor për sigurinë e vet dhe jo si aleatë në luftën kundër rreziqeve të përbashkëta kërcënuese. Rasmussen për të satën herë konfirmoi, se Blloku VeriAtlantik nuk do të sulmojë kurrë Rusinë. Deklaratat e Kreut të NATO-s tingëlluan në konferencën për shtyp kushtuar përfundimit të takimit jo formal të krerëve të MPJ të NATO-s në Talin të Estonisë. Sekretari i Përgjithshëm quan si prioritare në sferën e bashkëpunimit të Rusisë dhe NATO-s rimëkëmbjen e Afganistanit dhe problemin e narkotrafikut, kontrollin ndaj armatimeve bërthamore dhe konvencionale, luftën kundër piraterisë si dhe sistemin e Mbrojtjes Antiraket në Europë. Në të njëjtën kohë, sipas mendimit të ekspertit të autoritetshëm të Qendrës së konjukturës politike të Rusisë Maksim Minajev, NATO nuk mund të mos bashkëpunojë me Rusinë, nuk mund të mos arrijë në kompromis me të në lidhje me një sërë problemesh, më kryesori ndër të cilët është zgjerimi i Aleancës, duke përfshirë këtu edhe hapësirën e shteteve më të afërta fqinje me ne. Ai thotë se: "Deklarata e Anders Fogh Rasmussenit bazohet në tezën e doktrinës ushtarake të Federatës Ruse e cila vë në dukje, se zgjerimi i NATO-s është një nga rreziqet kërcënuese për sigurinë e Rusisë. Ndërsa përsa i përket drejtimeve të bashkëpunimit, ato u përcaktuan që në vitet 90-të dhe janë të lidhura jo dhe aq me specifikën ushtarake, se sa me atë humanitare. Duke pranuar në radhët e veta vende të reja, NATO nuk do të shohë si kandidate të veta potenciale vlerëplota, të themi, vende të tilla si Gjeorgjia dhe Moldavia. Ato, me sa duket, do të shfrytëzohen vetëm si burim për shtimin e radhëve të njësive të pakësura ushtarake të NATO-s në "pikat e nxehta". Në takimin e Talinit ministrat e punëve të jashtme të NATO-s i dorëzuan Bosnjë e Hercegovinës Planin e Veprimit për anëtarësim në Aleancë si dhe vendosën të fillojnë dialogun me Rusinë në lidhje me bashkëpunimin në sferën e Mbrojtjes Antiraket.