Shkarko audiofailin

Problemi i veshjeve të grave myslimane në Europë po fillon të marrë karakter pothuajse grotesk. Në Francë, në qytetin Nant, një grua e re në moshë që po ngiste automobilin e veshur me ferexhe në kokë, u gjobit me 22 euro. Polici, i cili i vuri  gjobën asaj, u referua gjatë kësaj tek njëra nga pikat e rregullores së qarkullimit rrugor, e cila kërkon që liria e lëvizjeve të shoferit dhe fushëpamja e tij të mos kufizohen nga numri dhe vendosja e pasagjerëve nëpër vende, nga mjetet që transportohen ose sendet jotransparente në xhamat e automjetit. Temën në fjalë e shtjellon më tej vëzhguesi Boris Tumanov. Autori shkruan: Sipas mendimit të policit, pikërisht ferexheja ishte ajo që vështirësonte ngarjen e makinës, duke zvogëluar fushëpamjen e drejtueses së automjetit. Dama nga ana e vet refuzon të paguajë gjobën duke konfirmuar, se ajo nuk ka bërë kurrfarë shkeljeje të rregullores dhe se atë, në fakt, e gjobitën, thjesht për pamjen e jashtme, meqenëse sytë asaj nuk ia mbulonte asgjë dhe se fushëpamja nuk ishte zvogëluar aspak. E megjithatë, rregullat e qarkullimit rrugor e parashikojnë një lloj gjobe të tillë, e cila bazohet në raste të tilla në vlerësimin individual të vetë policit. Si të gjithë automobilistët, edhe unë, në të vërtetë, nuk mund të gjej shkaqe të veçanta për ta dashur policinë rrugore. Por, duke e imagjinuar veten të ulur në timon e makinës sime me një kësulë të rrasur në kokë, e cila ka vetëm një të çarë jo të madhe në pjesën e syve sa për parë rrugën, unë menjëherë e kuptova se polici francez kishte plotësisht të drejtë që e gjobiti banoren e qytetit Nantë. Ndërkaq, problemi i mbajtjes së ferexhesë nuk kufizohet vetëm me këtë rast më tepër zbavitës, qesharak. Vetëm kriza qeveritare e pengoi javën e kaluar parlamentin belg që të miratonte ligjin federal, i cili ndalon mbajtjen e ferexhesë në gjithë territorin e Belgjikës. Një masë e tillë mund të duket e tepruar, duke marrë parasysh faktin, se sipas fjalëve të etnografit të qytetit Liege Marko Martinello, në Belgjikë numërohen jo më shumë se 30 femra që mbajnë ferexhe. Por fjalë në rastin konkret bëhet mbi çështjen principiale jo vetëm për Belgjikën apo Francën, por për të gjitha vendet europiane, të cilat apriori janë shtete laike. Meqenëse në këto rrethana veshja e ferexheve rikthen në jetë problemin e ndarjes së shtetit dhe fesë. Fetë tradicionale të Europës, për shembull, katolicizmi, protestantizmi ose judaizmi janë institucionalizuar me kohë. Feja myslimane këto kohët e fundit është bërë në Europë një faktor mjaft i dukshëm, që të shtrojë me ekzistencën e vet problemin, i cili duhet të rregullohet në mënyrë të tillë dhe mbi po ato principe si dhe problemet e feve tradicionale. Ato vështirësi në të cilat ndeshen sot përpjekjet për institucionalizimin e islamit në Europë, janë pasoja të drejtpërdrejta të asaj, se drejtuesit europianë për një kohë shumë të gjatë nuk e kanë vlerësuar ashtu siç duhet, për të mos thënë se e kanë injoruar fare këtë problem.