Shkarko audiofailin

Fetë bashkëkohore destinohen të bashkojnë dhe të konsolidojë popujt dhe shtetet, shprehen me bindje të plotë pjesëmarrësit e Samitit të II-të Botëror të liderëve fetarë. Ky forum ndërkonfesional me përmasa kaq të gjera, i cili po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit - Baku, mblodhi rreth 300 përfaqësues të konfesioneve të ndryshme nga 40 vende të botës. Këtë forum e parapriu mbledhja e Këshillit Ndërfetar të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), i cili mund të vlerësohet edhe si provë gjenerale e Samitit aktual. Ja se ç'thotë në lidhje me këtë Bashkëkryetari i Këshillit Ndërfetar të BSHP Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill: "Kur konfirmojnë, se feja i ndan njerëzit, kjo është gënjeshtër. Feja mund ta ndajë një njeri nga një tjetër vetëm kur njeriu është larg nga Zoti, nuk falet, nuk flet me Zotin, nuk e ndjen atë. Ndërtimi i drejtë i botës mund të arrihet vetëm atëhere kur në qendër të saj do të jetë Zoti, dhe nuk ka aspak rëndësi se si quhet ai, dhe kur njerëzit ti dalin përpara Zotit me shpirt të hapur. Pikërisht atëhere dhe rregullohet e gjithë jeta, bota përreth, vendosen respekti, dashuria, marrëdhëniet e forta njerëzore dhe shtetërore. Jam mëse i bindur, se në qoftë se mbi bazë të këtij parimi do të punojmë edhe në kuadrin e këtij Forumi, atëhere ne do të mund të gjejmë përgjigje për ato pyetje, se ç'duhet të bëjmë me qëllim që bota bashkëkohore të bëhet më e mirë, që të çlirohet ajo nga konfliktet dhe moskuptimi". Tema e deklaruar në forum është "Sfidat e botës bashkëkohore, globalizimi dhe roli i feve kontemporane në ruajtjen e vlerave tradicionale". Këto vitet e fundit lindën si shumë probleme të vështira si në botë, ashtu dhe në hapësirën e ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Midis tyre mund të përmenden: konfrontimi i Islamit dhe qytetërimit perëndimor, rreziku kërcënues i terrorizmit ndërkombëtar, tentativat e distancimit të botëkuptimit religjioz nga jeta bashkëkohore, synimi për unifikimin e vlerave njerëzore nën një sistem unik, zëvendësimi i moralit tradicional me atë liberal e shumë gjëra të tjera... Sigurisht që nuk duhen ushqyer iluzione në lidhje me atë, se diskutimi i këtyre problemeve do të kalojë shtuar e pa probleme. Në forumin e tanishëm janë mbledhur kundërshtarë, siç do të dukej më parë, krejtësisht të papajtueshëm. Myslimanët e Iranit dhe hebrenjtë (judaistët) e Izraelit, orthodhoksit e Armenisë dhe përfaqësuesit e Islamit të Azerbajxhanit, veprimtarët fetarë të Gjeorgjisë dhe klerit të Abkhazisë. E megjithatë realitetet e botës bashkëkohore, globalizimi dhe humbja në lidhje me këtë e orientimeve religjioze, pajtoi të gjithë ata që më parë nuk ishin tolerantë ndaj njëri tjetrit. Patriaku Kirill është më se i bindur: "Në kohën tonë të mbarsur me plot ndryshime e kriza, ndër të tjera edhe ekonomike, kur në shoqëri vijnë duke u rritur joshjet e tundimet, të cilat shfrytëzohen me qëllim të veçimit, izolimit të njerëzve, mbledhjet tona kanë karakter simbolik dhe praktik. Në samit neve na jepet mundësia të komunikojmë me njëri tjetrin, të arrijmë në marrëveshje e mirëkuptim". Samiti i liderëve fetarë do të vazhdojë plotë dy ditë. Rezultat konkret i tij do të bëhet nënshkrimi nga liderët dhe përfaqësuesit e konfesioneve i komunikatës së përbashkët, e cila do ti adresohet liderëve politikë botërorë.