0Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill është i gatshëm të mbështesë edhe më tej përpjekjet për zhvillimin e dialogut ndërfetar në hapësirën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Për këtë ai deklaroi në mbledhjen e Këshillit Ndërfetar të vendeve të Bashkësisë që u mbajt në Baku. "Unë do ti mbështes këto përpjekje që bota të ndryshojë për mirë, që të ketë më shumë tolerancë dhe bashkëpunim, miqësi midis njerëzve, që nga hapësira e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura të mos vijnë gjithfarë intolerancash njerëzore dhe ndërfetare dhe konflikte", citon Agjencia informative ITAR-TASS fjalët e Kreut të Kishës Orthodhokse Ruse.