0Uzina "Sollers-Lindje e Largët" në Vladivostok filloi prodhimin e modelit të ri të fuoristradës koreane "Ssanen". Deri në fund të vitit planifikohet të dalin nga konvejeri i saj 1200  Pick-up "Ekten Sport". Sipas fjalëve të Drejtorit të përgjithshëm të kompanisë Vadim Shvecov, ky model do të bëhet premiera e tretë e ndërmarrjes. Këtë vit nga kjo uzinë do të prodhohen jo më pak se edhe dy automobilë të rinj, gjë kjo që do tu lejojë blerësve të zgjedhin për veten një fuoristradë të cilësisë së mirë dhe me çmim të arsyeshëm, theksoi ai. Aktualisht nga konvejeri i ndërmarrjes janë hedhur në treg më shumë se 1800 fuoristrada "Ssanen Chiron".