0Rusia është e gatshme ti ofrojë ndihmë Kirgistanit për stabilizimin e situatës në republikë, deklaroi Zëvendësi i parë i Kreut të MPJ Grigori Karasin. Ai do të takohet sot në Bishkek me Kryetaren e qeverisë së përkohshme Roza Otumbajeva. Karasin vuri në dukje, se Kirgistani po përjeton aktualisht një periudhë jashtëzakonisht të vështirë pas ngjarjeve tragjike të 6-8 prillit. Në Rusi mendojnë, se kjo provë do të kapërcehet me dinjitet dhe shprehen të gatshëm për ofrimin e ndihmës, por pasi të studiojnë paraprakisht problemet dhe planet e qeverisë së përkohshme, theksoi diplomati.