0Rivendosja e besimit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe është rezultati kryesor i marrëveshjeve të Harkovit, mendon Kryetari i qeverisë së Ukrainës Nikollai Azarov. Deklarata përkatëse tingëlloi në vigjilje të vizitës së planifikuar të Kryeministrit të Federatës Ruse Vladimir Putin në Ukrainë. Janë planifikuar takimet e tij me Presidentin Viktor Janukoviç dhe Kryetarin e qeverisë Nikollai Azarov, njofton Agjencia informative ITAR-TASS. Një nga temat kryesore të takimeve të pritshme do të bëhet realizimi i marrëveshjeve të arritura më 21 prill të këtij viti nga presidentët Dimitri Medvediev dhe Viktor Janukoviç në Harkov.