0Moska nuk e mbështet dokumentin përfundimtar të konferencës ndërkombëtare për çështjet e çarmatimit dhe mospërhapjes së armës bërthamore që u zhvillua më 17-18 prill në Teheran, deklaroi Përfaqësuesi special i MPJ të Federatës Ruse Andrei Nesterenko. Dokumenti përfundimtar i përgatitur nga pala iraniane pasqyron ekskluzivisht mendimin personal të kryetarit të takimit, tha ai. Kurrfarë diskutimi i dokumentit në fjalë nuk u bë nga pjesëmarrësit e konferencës dhe ai nuk u paraqit për miratim nga deputetët.