Parlamentarët europianë për dy vite diskutimesh e debatesh të shumta nuk  mundën që nuk mundën ti bëjnë megjithatë një vlerësim politik adekuat shkaqeve dhe pasojave të agresionit ushtarak të Gjeorgjisë ndaj Osetisë së Jugut dhe veprimeve të Rusisë në gusht të vitit 2008. Një mendim të tillë shprehu në bisedën e zhvilluar me korrespondentin e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov, në vigjilje të sesionit pranveror të  Asambleja Parlamentare të Këshillit Europian (PACE), që do të hapet më 26 prill në Strasburgun francez. Në rendin e ditës së sesionit është dëgjimi i raportit të David Wilshire dhe Matyas Eorsi, të cilët vizituan gjatë këtij muaji Abkhazinë, Gjergjinë dhe Rusinë. Duam t'ju kujtojmë thelbin e problemit: Trupat ushtarake gjeorgjiane në gusht të vitit 2008 ndërmorrën intervencionin në territorin e Osetisë së Jugut. Si rezultat i aventurës së përgjakshme të tyre gjetën vdekjen shumë banorë paqësorë dhe paqeruajtës rusë. Pas zmbrapsjes së intervencionit Rusia njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Dhe kësaj here, me sa duket nga të gjitha, do të jenë të pashmangshme debatet e zjarrta, mendon Kreu u delegacionit rus në PACE Konstantin Kosaçov: "Në sesionin pranveror do të diskutohet çështja që ka të bëjë me pasojat humanitare të këtij konflikti. Ky është hap në drejtimin e duhur. Ne të gjithë në një shkallë të madhe përpiqemi ti largohemi politikës, sepse detyrën e vet politike PACE nuk e zgjidhi dot. Ato vlerësime që u bënë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian gjatë sesionit paraardhës nuk përkojnë aspak me atë që ndodhi në të vërtetë në Osetinë e Jugut dhe Rusia nuk pajtohet aspak me to". Për 5 ditë të punës së vet PACE-ja do të duhet të diskutojë përveç çështjes kaukaziane edhe më tepër se 20 probleme të tjera me përmasa të qenësishme që kanë të bëjnë me politikën botërore dhe atë europiane - pasojat e krizës ekonomike globale dhe ndikimin e saj në procesin e migracionit, piraterinë detare si dhe raportin mbi urinë në territoret e ish Bashkimit Sovjetik në periudhën e viteve 1932-1933. Kjo çështje na u la ne si trashëgim nga udhëheqja e mëparshme ukrainase dhe një pjesë e delegacionit ukrainas përpiqet të arrijë shqyrtimin e saj ekskluzivisht si tragjedi ukrainase dhe jo si tragjedi të gjithë popullit sovjetik. Duam ti shtojmë asaj që thamë më sipër, se me ftesë të Kryetarit të Asamblesë Mevljut Çavushogllu në punimet e PACE do të marrë pjesë edhe Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Më 29 prill ai do të marrë fjalën në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian si mysafir special. Siç pritet, Kreu i dikasterit rus të politikës së jashtme do të prekë në fjalën e vet temën e palejueshmërisë së falsifikimit të historisë si dhe rolin e Këshillit të Europës në kapërcimin e pasojave të luftës së ftohtë.