UNESKO kremton sot Ditën e Botërore të Librit dhe të së Drejtës së autorit. Zhvillimi i industrisë tipografike është i pamundur pa respektimin e të drejtës autoriale. Kjo po bëhet veçanërisht aktuale për shkak se skanimi i librave krijon premisat për shfrytëzimin e tyre të paligjshëm, mendon Drejtoresha e UNESKOS Irina Bokova. Për plotësimin e këtyre detyrave UNESKO krijoi Observatorin Botëror për luftën kundër piraterisë - platformën online me akses të hapur, e cila përmban informacionin mbi politikën kombëtare të shteteve anëtare të UNESKOS për luftën kundër piraterisë.