Shkarko audiofailin

Rektori i Universitetit Shtetëror të Moskës i propozoi Presidentit Dimitri Medvediev të miratojë programin special kushtuar lojrave të fëmijëve. Disa prodhues të huaj të këtij produkti u propozojnë fëmijëve, për shembull, tu hapin barkun alienëve (të ardhurve nga planetet e tjera) për tu nxjerrë organet e brendshme dhe mësimin e alfabetit në variant të shkurtuar. Presidenti nuk doli i përgatitur për ndalimin e importimit të lojrave, por me domosdoshmërinë e aplikimit të politikës shtetërore në këtë fushë u pajtua plotësisht. Sipas informacionit të Internet-botimit "Gazeta", vetëm për vitin e kaluar organet e monitorimit hoqën nga shitja lojra të importuara me shumë gati 3 milionë rubla. Në shumicën dërrmuese të rasteve ky produkt është prodhim kinez. "Unë nuk jam i bindur se i gjithë problemi konsiston në atë, se lojrat janë të importuara", - tha Presidenti, duke theksuar se jo vetëm në Rusi, por dhe në gjithë botën 90% e produkteve të tilla janë të prodhimit kinez. Kryetari i shtetit mendon, se në këtë fushë nuk duhet diktuar në nivel shtetëror se çfarë lojrash duhet të blihen për institucionet e fëmijëve. Por, thjesht, duhet menduar mbi mekanizmin e rregullimit të kësaj sfere. Nuk është sekret për askënd, se artikujt e cilësisë së dobët depërtojnë në territorin e vendit edhe nëpërmjet skemave gri (me shmangie, anashkalim të pagimit të tatimeve). Kjo gjë, së pari, nuk i sjell dobi buxhetit rus, ndërsa së dyti, mbyt prodhuesin vendas meqenëse në shumicën e vet firmat ruse i paguajnë të gjitha tatimet një më një.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Drejtori administrator i Lëvizjes ekologjike "Patrulla e gjelbër" Roman Pukalov

0shprehet për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në lidhje me mangësitë serioze ekzistuese në certifikimin e importit rus: "Me lojrat e prodhimit kinez, sipas pikëpamjes sime, situata paraqitet katastrofike. Ato lojra që gjetëm ne në tregjet e qyteteve të ndryshme të Federatës Ruse - gati 70% e tyre - nuk rekomandohen për përdorim, kurse nga të gjitha lojrat e importuara 30%, në përgjithësi, janë tejet të rrezikshme për fëmijët. Këto janë shifra mjaft impresionuese. Certifikimi më i rreptë i lojrave bëhet në SHBA. Tek ne ai është 10 herë më i dobët. Për shembull, ne nuk i kushtojmë vemendjen e duhur cilësisë së ngjyruesve. Ç'është për të ardhur keq, nga produktet, lojrat e falsifikuara, të cilësisë së dobët dhe bile të rrezikshme për fëmijën tek ne në vend blerësi nuk është i siguruar as edhe në dyqanet e shtrenjta. Kontrolli doganor duhet të jetë shumë më i rreptë. Nga njëra anë me ligj të gjitha janë formuluar ashtu siç duhet, ndërsa nga ana tjetër respektimi i këyre ligjeve lë shumë për të dëshiruar", konkludoi Drejtori administrator i Lëvizjes ekologjike "Patrulla e gjelbër" Roman Pukalov.