Botimi "Rossiskaja gazeta" vë në dukje, se sipas limitit të përcaktuar nga qeveria ruse, këtë vit Rusia mund të merrte hua në tregun e jashtëm gati 18 miliardë dollarë. Megjithëse hodhi në tregun financiar obligacione me shumë prej 5 miliardë dollarësh. Huaja e Ministrisë së financave-e dyta përkatësisht vëllimit midis vendeve në zhvillim pas Katarit, tërhoqi në nëntor 7 miliardë dollarë. E megjithatë, pjesëmarrësit e tregut mendojnë se gjithçka do të kishte qenë akoma dhe më mirë, po të mos ishin  vështirësitë financiare të Greqisë dhe erupsioni i vullkanit në Islandë. Gjatë kësaj Ministri rus i financave Aleksei Kudrin mendon, se Rusia nuk ka më nevojë të dalë në tregjet e jashtme, pasi mjetet financiare edhe kështu janë mëse të mjaftueshme brenda vendit.

Javën e ardhshme Duma Shtetërore-Dhoma e Ulët e parlamentit rus-planifikon të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim në mënyrë sinkronike me kolegët ukrainas të ratifikojë marrëveshjen mbi zgjatjen deri në vitin 2042 të arendës së bazës së Flotës së Detit të Zi të Rusisë në Sevastopol. Opozita ukrainase ka ndërmend të bllokojë punën e parlamentit në vend, por Gjykata Kushtetuese e Ukrainës tashmë konfirmoi, se kjo marrëveshje nuk bie ndesh me Ligjin Kryesor të vendit. Presidenti Viktor Janukoviç, pa pritur ratifikimin e marrëveshjes, shpalli se i propozon Rusisë modernizimin e sistemit ukrainas transportues të gazit. Gjatë kësaj ai refuzoi pjesëmarrjen në ndërtimin e projektit "South Stream" ("Rryma Jugore"), ndërkohë që Rusia këtë çështje nuk e ka shqyrtuar fare. Gazeta "Vremja novostei" vë në dukje, se marrëveshjet e arritura janë eveniment me rëndësi strategjike. Për herë të parë në disa vite Rusia dhe Ukraina u sollën si partnere dhe jo si kundërshtare potenciale. Në Sevastopol nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e pritën me gëzim.

Partia drejtuese "Rusia Unike" përgatiti projekt konceptin për kundërshtimin e terrorizmit. Në parti shprehen, se është tejet e rëndësishme të krijohet hapësira unike kulturoro-informative. Në shkolla është e domosdoshme që të përfshihet në programin mësimor kursi "Bazat e kulturës fetare dhe etikës laike". Ndërsa për shtypin propozohet të përpunohen rekomandime të posaçme. Në veçanti, gazetarët nuk duhet të kritikojnë ushtarakët, si dhe të heqin dorë nga përdorimi fjalëve "shahid" dhe "xhamaat". Gazeta "Kommersant" mendon, se koncepti i partisë, për nga thelbi i vet, në fakt, është thjesht kompilacion i gjithçkaje që është folur mbi  terrorizmin edhe nga partitë opozitare, edhe vetë anëtarët e partisë "Rusia Unike".