0Në Gjermani u eliminua pengesa e fundit në rrugën e shtrimit të gazsjellësit "Nord Stream" ("Rryma Veriore") nëpër fundin e Detit Balltik. Ambientalistët gjermanë, të cilët më parë patën dalë kundër ndërtimit të tij në hapësirën tokësore gjermane të Mecklenburg-Vorpommern deklaruan për tërheqjen e protestës së tyre nga gjykata administrative në Greifswald. Siç theksoi sot Kryetari i qarkut administrativ për çështjet e mbrojtjes së mjedisit rrethues dhe ruajtjes së natyrës Corinn Gwilag, gjatë ndërtimit të gazsjellësit çështjet e ruajtjes së ekologjisë merren parasysh në një shkallë shumë më të lartë se ç'presupozohej më parë.