0Administrata e SHBA-s i ka plotësuar tekat, i ka krehur bishtin regjimit diktatorial të Kurmanbek Bakijevit dhe ka mbyllur sytë ndaj situatës së krijuar me të drejtat e njeriut në Kirgistan duke synuar ti ruajë vetes bazën ajrore "Manas" në territorin e saj. Në konkluzione të tilla arritën pjesëmarrësit e dëgjimeve në Kongresin e SHBA-s. Objekt sqarimi nga ana e ligjvënësve amerikanë u bënë akuzat për korrupsion të ngritura ndaj Bakijevit dhe familjes së tij, ndër të tjera edhe ato që kanë lidhje me furnizimet e lëndës djegëse për bazën ajrore "Manas". Kongresmenët vunë në dukje skemat jotransparente të përdorura gjatë përfundimit të kontratave përkatëse.