Pavijoni rus (The Russian Pavilion) në Fshatin Ndërkombëtar (Village International) - kjo adresë në Kanën franceze në periudhën e zhvillimit atje të Festivalit Kinematografik Ndërkombëtar (12-23 maj) po vjen duke fituar me kalimin e çdo viti një popullaritet gjithnjë e më të madh. Këtë vit Pavijoni rus ka përgatitur një informacion mjaft të zgjeruar, një biznes program të pasur dhe aktivitete të shumta kulturore. Në programin "Kinematografia e re ruse" janë deklaruar 10 filma. Filmi i regjizorit Nikita Mihallkov "Të topiturit nga dielli-2. Pritshmëria" hyri në programin e konkursit të Kanës. Për 3 vjet të ekzistencës së vet në Kanë Pavijoni rus u shndërrua në një qendër serioze informacioni. Domosdoshmëria e tij për avancimin e filmit rus në botë është krejtësisht evidente, mendon Kreu i "Soveksportfilm-it" Grigori Gevorkian: "Unë vitin e kaluar isha në takimin e organizuar në kompaninë amerikane, - tregon Gevorkian. - Zyra e saj ndodhet pak më lart Pavijonit tonë. Ajo është me ballkone. Dhe ata më thonë mua: "Shkojmë, ne duam t'ju tregojmë juve diçka. Shikoni se ku mblidhen më shumë se gjithkund njerëzit. Atje ku është Pavijoni juaj dhe ku valëvitet flamuri rus mbi të". Dhe nga lartësia ku ndodhesha unë pashë një turmë të madhe njerëzish. Ne u detyruam ta shtynim kohën e punës sonë. Këtu, në Kanë, çdo gjë mbyllet në 18.00 të mbasdites, kurse Pavijoni ynë funksionon deri më 20.00-21.00 të mbrëmjes". Në Pavijonin rus, për shembull, specialistëve të industrisë kinematografike të vendeve të ndryshme u paraqitet informacioni mbi atë, se ku dhe me çfarë çmimi (dhe duhet thënë jo fort shtrenjt) mund të zhvillohen xhirime në Rusi. Bile më tepër se kaq, vë në dukje Përfaqësuesi i Ministrisë së kulturës të Federatës Ruse Sergei Zernov, këtu mund të të japin ndihmë edhe me zgjedhjen e natyrës, edhe të sigurojnë me gjithçka të nevojshme grupin e xhirimit: "Vendi ynë është shumë i pasur me bukuri natyrore. Dhe detyra jonë është që ti joshim, ti tërheqim kompanitë e huaja të cilat kanë skenare apo plane për xhirimin e filmave në Rusi. Me qëllim që ato të mos xhirojnë në vende të tjera duke i paraqitur filmimet si të bëra në Bashkimin Sovjetik apo në Rusi, veçanërisht në filmat historikë". Në vitin e 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore Pavijoni rus i propozon publikut të Festivalit të Kanës ekspozitën fotografike "Kinematografia legjendare mbi Luftën e Madhe". Në Rusi ka punë të mrekullueshme kinematografike kushtuar ngjarjeve të luftës më të tmerrshme në historinë e njerëzimit. Dhe një nga këto punë - filmi "Fluturojnë krillat" në vitet 50-të u nderua me çmimin më të lartë - "Palmën e Artë" pikërisht këtu, në Kanë.