0Mjetet e kursyera nga Ukraina falë uljes së çmimit të gazit rus do të llogariten si pagesë për qiranë e qendrimit të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol duke filluar që nga viti 2017, deklaroi Kryeministri Vladimr Putin. Ai mendon, se kjo marrëveshje u përgjigjet plotësisht interesave jetike të të dyja vendeve, ndihmon për garantimin e sigurisë së Rusisë dhe Ukrainës dhe është dëshmi e besimit të krijuar midis Moskës dhe Kievit. Ai është më se i bindur, se "të gjitha këto do të hedhin bazën e marrëdhënieve ruso-ukrainase, mbi të cilën mund të bëhen shumë e shumë gjëra".