0Mbështetja e fëmijëve të talentuar kërkon një qendrim të veçantë, vuri në dukje Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në mbledhjen kushtuar kulturës, shkencës dhe arsimit. Ai tha se është e domosdoshme të krijohet mjedisi i përshtatshëm në të cilin fëmijë të tillë me dhunti të jenë të kërkuar. Gjatë kësaj ai njoftoi, se "duhen krijuar medoemos në vendin tonë kushte të ngjashme me ato të vendeve të huaja", ku ekzistojnë programe speciale për arsimimin e fëmijëve të talentuar. Në Rusi planifikohet krijimi i shkollave speciale me vazhdimin e studimeve ditën dhe me korrespendencë për mbështetjen e fëmijëve të talentuar.