Shkarko audiofailin

Opozita ukrainase doli kundër marrëveshjeve të arritura nga Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Viktor Janukoviç në takimin e tyre në Harkov. Ndërsa, më saktë, kundër shtyrjes së afatit të qendrimit të bazës ushtarake ruse në Krime dhe marrëveshjeve në sferën e gazit. Partia e Ish presidentit Viktor Jushenko "Ukraina Jonë" doli me thirrjen për largimin e Viktor Janukoviçit nga posti i kryetarit të shtetit. Ish kryeministres Julia Timoshenko, Lideres së bllokut opozitar me emrin e saj, i përket iniciativa e zhvillimit të sesionit të jashtëradhës të Verhovnaja Radës (parlamentit). Oponentët mendojnë, se me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse Janukoviç sikur ka shkelur gjoja Kushtetutën e vendit. Situatën e krijuar e komenton për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Aleksei Vllasov, Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së studimit të hapësirës postsovjetike: "Janukoviç demonstroi forcën e vet politike, e tregoi veten si partner pragmatik. Dhe, sigurisht, ua mori pikët atyre që konfirmonin, se ai do të ndjekë një politikë të dykuptimshme jo konsekuente dhe se nuk do të mbajë dot premtimet e veta paraelektorale. Përkundrazi, ne shohim se këto premtime tashmë kanë marrë formën e hapave realë ekonomikë dhe politikë. Prandaj konkurrentët e tij filluan të shfaqin shenja nervozizmi, veçanërisht Julia Timoshenko, e cila shpresonte shumë se do të mund të arrinte ndonjë kthesë rrënjësore të rrjedhës së ngjarjeve, të paktën, në zgjedhjet e pritshme parlamentare në Verhovnaja Rada (parlament). Janukoviçit dhe ekipit të tij i ra për pjesë një trashëgimi e rëndë. Kriza ekonomike, arka e boshatisur e shtetit, mungesa e buxhetit, pakënaqësia në rritje në gjirin e shoqërisë. Konkurrentët i bënë hesapet pa hanxhinë kur ushqyen iluzionin në lidhje me atë, se autoritetet e reja nuk do të arrijnë dot të gjejnë rrugëzgjidhjen e këtyre problemeve. Duam t'ju kujtojmë, se marrëveshjet e përfunduara nga presidentët e Rusisë dhe Ukrainës u vlerësuan si të paprecedentshme. Moskës i duhej medoemos qartësia në lidhje me problemin e qendrimit të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol dhe ajo arriti ta sigurojë atë falë shtyrjes së afatit të veprimit të marrëveshjes deri në vitin 2042. Nga ana e vet Rusia i doli përpara partnerit të saj në çështjen që ka të bëjë me marrëveshjet e gazit. Ukraina përfitoi zbritjen e çmimeve për gazin rus. Në vit kjo ulje do të përbëjë shumën nga 3 deri në 4 miliardë dollarë. Një gjë e tillë do të bëhet rezervë reale, e cila do ti lejojë Ukrainës të sigurojë zhvillimin ekonomik dhe social, dhe duhet thënë, për një perspektivë afatgjatë.