Rusia dhe Australia së shpejti do të ratifikojnë marrëveshjen mbi bashkëveprimin në sferën e atomit paqësor, njoftoi Ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov. "Ne morëm me kënaqësi  informacionin në lidhje me atë, se qeveria e Australisë po ndërmerr masa për ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në sferën e përdorimit të energjisë atomike për qëllime paqësore. Shpresojmë se procesi i ratifikimit së shpejti do të përfundojë", deklaroi ai mbi bazë të përfundimeve të takimit të zhvilluar në Moskë me Kreun e MPJ së Australisë Steven Smith.