0Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Kirgizi do të zhvillohen më 10 tetor, deklaroi Zëvendës kryetari i qeverisë së përkohshme të republikës për reformën kushtetuese Omurbek Tekebajev, gjatë fjalimit të tij të drejtëpërdrejtë në kanalin televiziv shtetëror. Deri në këto zgjedhje, njoftoi ai, më 27 qershor do të zhvillohet referendumi për reformën kushtetuese.