Anija transportuese kozmike ruse "Progres" do të shkëputet sot nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftoi Përfaqësuesi i Qendrës së drejtimit të fluturimeve, e cila ndodhet në periferitë e Moskës Valeri Llindin. Anijen "Progres" të mbushur plot e përplot me mbeturina do ta spostojnë në një distancë të parrezikshme për Stacionin dhe deri më 26 prill në të do të zhvillojnë eksperimente shkencore, kurse më pas do ta fundosin në Oqeanin Paqësor. Në vendin e anijes së shkëputur transportuese tashmë në SKN do të mbërrijë "Progres-i" tjetër me produkte ushqimore, ujë të pijshëm dhe pajisje shkencore në bord.