Shkarko audiofailin

Këshilli Rusi-NATO, që u krijua 8 vjet më parë, destinohej të bëhej instrument praktik i afrimit dhe bashkëpunimit të NATO-s me trashëgimtaren e kundërshtarit të vet kryesor në vitet e "luftës së ftohtë". Mëse një herë kjo strukturë ka shfaqur shenja disfunksionimi në veprimtarinë e saj, por kjo jo për faj të palës ruse. E megjithatë ajo vazhdon të plotësojë funksionin e vet. Bile dhe në distancë. Kihet parasysh në këtë rast mbledhja e fundit e Këshillit të zhvilluar në Bruksel. Planifikohej që në të Zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Juri Ballujevskij ti sqaronte përfaqësuesve të 28 anëtarëve të Aleancës thelbin e doktrinës së re Ushtarake tashmë të miratuar të Rusisë. Për shkak të problemeve të njohura me komunikimin ajror në Europë ai nuk mundi të paraqitej personalisht në selinë e NATO-s dhe prandaj u morr vendimi që mbledhja të zhvillohej në formë ure telekomunikative. Për palën ruse ishte e rëndësishme që të parashtronte mendimin e vet në lidhje me problemet e sigurisë europiane dhe atlantike. Më 5 shkurt të vitit 2010 Presidenti rus vuri firmën e vet nën Doktrinën e re ushtarake, por që më 6 shkurt pasoi reagimi negativ nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës. Anders Fogh Rasmussen, duke u shprehur për të satën herë me radhë për partneritet me Moskën, përfshirë këtu edhe krijimin e përbashkët të Mbrojtjes Antiraket në Europë, i quajti disa teza të Doktrinës ushtarake ruse që kanë të bëjnë me zgjerimin e NATO-s "retorikë të modës së vjetër" të kohërave të "luftës së ftohtë". Megjithëse në vetë tekstin e Doktrinës së re, përkatësisht rreziqeve kërcënuese ushtarake me origjinë të jashtme për Rusinë, nuk janë përmendur as vende, as territore të kundërshtarit konvencional. Bashkë me këtë, si rreziqe janë përcaktuar: krijimi dhe dislokimi i sistemeve të mbrojtjes strategjike antiraket që prishin raportin e forcave në sferën raketoro-bërthamore si dhe militarizimi i hapësirës kozmike, vendosja e sistemeve jobërthamore të armatimeve të përpikërisë së lartë. Në Doktrinën e vet ushtarake Rusia përcakton si një nga detyrat e veta më të rëndësishme moslejimin e shpërthimit të konfliktit bërthamor, po ashtu si dhe të çdo lloj konflikti tjetër. Pikërisht këtë dhe përpiqet të përçojë deri në veshët e oponentëve të vet Juri Ballujevskij. Vetë fakti i, si të thuash, kësaj "bisede sqaruese" i marrë në vetëvete tashmë është moment pozitiv, i cili çon në afrimin e pozitave të Rusisë dhe NATO-s, mendon eksperti ushtarak Anatoli Ciganok: "Unë mendoj, se aktualisht marrëdhëniet Rusi-NATO janë ngritur në një nivel të ri, - shprehet me bindje të plotë profesori. - Në qoftë se më parë këto marrëdhënie kishin karakter "letre", tani biseda po zhvillohet në mënyrë mjaft të sinqertë. Lufta osetiniano-gjeorgjiane, në të cilën agresioni i trupave të Gjeorgjisë u frenua nga njësitë ruse, demonstroi qartë, se me Rusinë duhet të merren vesh. Kuptohet, se edhe në NATO, edhe në Rusi shumë mbajnë një qendrim të kujdesshëm, vigjilent ndaj njëri tjetrit. Por bashkëpunimi është i domosdoshëm megjithatë dhe, duhet thënë, shumë më i madh e më aktiv se tani", tha Anatoli Ciganok.