Shkarko audiofailin

Moska e vlerëson qeverinë e përkohshme të Kirgistanit si pushtet legjitim dhe pozita e Kremlinit përkatësisht ngjarjeve në Kirgistan do të mbetet e pandryshuar, pavarësisht nga mendimi i politikanëve të veçantë. Dimitri Medvediev  u shpreh në mënyrë tejet të qartë në lidhje me këtë temë: zhvillimi i bashkëpunimit plotësisht të vlefshëm ndërkombëtar me Kirgistanin do të bëhet  i mundur vetëm pas legjitimizimit të autoriteteve të reja në këtë vend dhe rivendosjes së funksionimit të shtetit si të tillë. Ndërkohë, kaosi politik dhe rrëmuja në Kirgistan po vijnë duke marrë forcë të re pas fjalëve të Kurmanbek Bakijevit mbi atë, se ai nuk e njeh dorëheqjen e vet. Mjaft të çuditshme duken edhe pasazhet e bëra në adresë të Rusisë nga ana e Liderit bjellorus Aleksandër Llukashenko, i cili mbështeti drejtuesin e rrëzuar nga pushteti të Kirgistanit. Ndoshta kjo është e lidhur me atë fakt, se Presidenti i Bjellorusisë nuk po mundet të zgjidhë dot problemin e mprehtë me opozitën e vet dhe dashur padashur e vë veten në rolin e Bakijevit. Në komunitetin ekspert u konsolidua mendimi, se "emigracioni politik" i Bakijevit në Bjellorusi iu desh Minskut vetëm si pretekst për t'ia kundërvënë veten Moskës. Pozita e Presidentit të Bjellorusisë tashmë jo për të parën herë bie në disonancë me pikëpamjen e liderëve të Rusisë dhe Kazakistanit. Por kjo nuk do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet reciproke të këtyre vendeve, - shprehet me bindje të plotë Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së studimit të hapësirës postsovjetike Aleksei Vllasov: "Deri tani nuk ka patur prishje serioze të marrëdhënieve të Bjellorusisë me Rusinë dhe Kazakistanin. Nuk jam i prirur të mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë tani. Minsku ka demonstruar mungesë lojaliteti nga ana e vet edhe në lidhje më probleme shumë më të ndërlikuara. Për shembull, në lidhje me njohjen e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Ndërkohë që Minsku merret me pikiatimin, thumbimin e Moskës, Kazakistani dhe Uzbekistani po ndërmarrin maksimumin e përpjekjeve me qëllim që të lokalizojnë tensionimin e situatës në afërsi të kufijve të vet. Kurse problemet kryesore të qeverisë së përkohshme të Kirgistanit janë të lidhura me gjendjen e rëndë social-ekonomike brenda vendit, mendon specialisti i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Andrei Grozin: "Ekziston tendenca e shndërrimit të situatës aktuale jo stabile në konfrontim të brendshëm social, ndoshta bile dhe me elemente konfliktesh ndërnacionale. Është plotësisht e qartë, se as Uzbekistani, as Kazakistani, as Rusia nuk janë aspak të interesuara për një zhvillim të tillë të ngjarjeve", tha specialisti Andrei Grozin.