0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mendon, se Federata Ruse dhe Ukraina duhet të mbushin vendet bosh dhe të çarat, që janë krijuar gjatë viteve të fundit, në kontaktet e gjithë niveleve të ndryshme. Kryetari i shtetit rus vuri në dukje, se ekonomia ruse dhe ukrainase "janë të lidhura ngushtë nga mijëra nyje ekonomike, popujt tanë janë të afërt me njëri-tjetrin". Medvediev e konsideron gjithashtu simbolike vizitën e tij në Harkov në prag të kremtimit të 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, duke e quajtur këtë festë "që bashkon popujt tanë".