0Pjesa më e madhe e resë së hirit, që u krijua pas erupsionit të vullkanit islandez, aty nga e enjtja do të braktisë kontinentin europian dhe do të zhvendoset në drejtim të Atlantikut, mendojnë meteorologët britanikë. Ajo do të mbulojë pjesërisht Britaninë e Madhe dhe Irlandën si dhe jugun e Finlandës, njofton Agjencia RIA Lajmet parashikimet e bëra nga ata. Reja është ndarë në dy pjesë. Pjesa perëndimore e saj pas 24 orësh mund të shpërndahet mbi Atlantik duke u spostuar në drejtim të veriut të Groenlandës. Pjesa lindore e saj do të shtrihet si një "shirit" i hollë deri në Siberinë Perëndimore.