0Më shumë se 700 fluturime për në Europë ose janë anuluar, ose janë shtyrë për më vonë nga aeroportet ruse për shkak të resë së hirit të vullkanit islandez. Siç njoftoi Agjencia ITAR-TASS, "nuk mundën të fluturojnë për në vendet europiane 34 mijë pasagjerë". Më tepër fluturime janë anuluar ose do të realizohen me vonesë në aeroportin Sheremetievo dhe atë peterburgas Pulkovo.