Parashikimet më të zymta të krizës ekonomike nuk u konfirmuan, megjithëse situata është mjaft larg nga ajo që mund të vlerësohet si e kënaqshme. Për këtë deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Ai doli përpara Dumës Shtetërore-Dhomës së Ulët të parlamentit-me raportin e dytë dedikuar veprimtarisë së qeverisë së Rusisë. Fjalimi i Vladimir Putinit i kushtohet rezultateve të punës së kabinetit të ministrave për vitin 2009 dhe tremujorin e parë të vitit 2010, masave antikrizë dhe programeve qëllimore federale. Jetëgjatësia e pritshme në Rusi, si rezultat i realizimit të programit demografik, u rrit deri në 69 vjet, kurse aty nga viti 2015 duhet të rritet deri në 71 vjet, njoftoi Kryeministri Vladimir Putin. Ai kujtoi, se në vitin 1995 ky tregues përbënte 64.5 vjet. Vladimir Putin njoftoi, se etapa e parë e realizimit të politikës demografike përfundoi. "Në etapën e dytë të llogaritur deri në vitin 2015, duhet të arrihet rritja stabile e numrit të popullsisë", theksoi Kryeministri. Pagesat sociale në Rusi nuk u reduktuan në lidhje me krizën, megjithëse në shumë vende po i minimizojnë ndihmat sociale, ndërsa pensionet dhe rrogat po i ngrijnë, tha Vladimir Putin. Rritja e rrogave të ushtarakëve përbëri "nga muaji gusht 8.5%", tha ai. Vladimir Putin pranoi, se "shumë masa antikrizë mund të realizoheshin akoma dhe më efektivisht". Por, sipas fjalëve të tij, ato e dhanë rezultatin e domosdoshëm. Në veçanti, Kryetari i qeverisë vuri në dukje, se qeveria arriti ti ofronte ndihmë financiare industrisë vendase të prodhimit të makinave, e cila si edhe në shumë vende u ndodh në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë. Në tërësi, ekonomia ruse doli nga periudha e recesionit (rënies) dhe filloi të demonstrojë shenja evidente ripërtëritjeje, vuri në dukje Kryeministri rus. Sipas fjalëve të tij, si bazë për këtë shërbejnë rezultatet e zhvillimit social-ekonomik të vendit në tremujorin e parë të vitit në vazhdim, mbi bazë të të cilave rritja e prodhimit industrial përbëri pothuajse 6%, kurse të ardhurat reale të popullsisë u rritën më tepër se 7%. Fjalën e vet në Dumën Shtetërore Vladimir Putin e përfundoi me mesazhin e urimit drejtuar veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike me rastin e festës së pritshme të 65 vjetorit të Fitores.