0NATO konstaton interesimin e Rusisë për zhvillim dialogu në lidhje me problemin e Mbrojtjes Antiraket (MAR). Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Anders Fogh Rasmussen në konferencën e vet të përmuajshme për shtyp. Pas nënshkrimit të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive Rasmussen bëri thirrje për krijimin e "sistemit unik të MAR të Rusisë dhe NATO-s, i cili të shndërrohet në "çati sigurie" për gjithë hapësirën nga Vankuveri deri në Vladivostok". Sipas mendimit të tij, krijimi i një sistemi të tillë do të bëhet "paralajmërim, sinjal i fortë" për grupet terroriste në lidhje me atë, se ato "nuk do të mund të arrijnë dot asgjë në synimin e tyre për të shtënë në dorë armën bërthamore". Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Anders Fogh Rasmussen përshëndeti gjithashtu përmirësimin e përvijuar evident të marrëdhënieve të Rusisë me Poloninë.