Pjesëmarrësit e Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (FVEG) , i cili po zhvillohet në qytetin algjerian Oran, morrën vendimin e përbashkët në të cilin vunë në pah domosdoshmërinë e mbështetjes së çmimeve në rënie të gazit me anë të rrugës së ndërlidhurisë së tyre me ekuivalentin e naftës. Gjithashtu u morr vendimi mbi përgatitjen e samitit të gazit. Për këtë deklaroi Ministri i energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko. Parashikimet e konsumit botëror të "lëndës së kaltër djegëse" për këto vitet e afërta nuk janë aspak impresionuese. Kjo është e lidhur me ritmet e pamjaftueshme të rimëkëmbjes, rivendosjes  së ekonomisë botërore pas krizës së përjetuar. Rrjedhimisht, një ndër temat kryesore të forumit - çështja e vendosjes së çmimit të drejtë për gazin - u bë prioritare. Aktualisht, sipas mendimit të pjesëmarrësve të forumit në Oran, kosto e kësaj lënde djegëse është nënvlerësuar. Eksportuesit më të mëdhenj të gazit tashmë që prej më shumë se një muaji bëjnë thirrje për balancimin e çmimit të tregut të tij. "Pikënisje" e përcaktimit të tij propozohet të bëhet çmimi i naftës. Përsa i përket mekanizmit të tregut të formimit të çmimit të gazit, si i tillë mund të shërbejë për mrekulli reduktimi i vëllimeve të nxjerrjes së tij. Sergei Shmatko pranon, se minimizimi i nxjerrjes së gazit do të ndikojë në rritjen e çmimit. Me sa duket nga të gjithë një hap i tillë dhe do të duhet të ndërmerret, meqenëse aktualisht po ndodhin ndryshime kardinale në sistemin e formimit të çmimeve. Tjetër punë është ajo, se në çfarë vëllimesh. Ndërkohë, në qoftë se nafta furnizohet me mënyra të ndryshme, gazi pompohet vetëm nëpërmjet tubacioneve, thekson Drejtori i Institutit të problemeve të naftës dhe gazit të Rusisë Anatoli Dimitrievskij. "Shpërndarjet e naftës së papërpunuar jo vetëm nëpërmjet naftësjellësve, por edhe me cisterna të cilat mund të shkojnë në këtë apo atë port, përcaktojnë mundësitë e reduktimit të nxjerrjes së naftës dhe furnizimet e saj në treg. Përsa i përket gazit, duhet thënë se Rusia nuk mund ta minimizojë në mënyrë të qenësishme nxjerrjen e tij, meqenëse realizon furnizimin e gazit nëpërmjet sistemit të gazsjellësve magjistralë mbi bazë të kontratave afatgjata", thotë Anatoli Dimitrievskij. Vetëkuptohet, se Rusia është e detyruar të plotësojë me rigorozitet kontratat e lidhura deri në vitin 2030. Gjatë kësaj reduktimi i nxjerrjes dhe transportimit të gazit jo më tepër se 20% ndodhet në kuadrin e fleksibilitetit të këtyre marrëveshjeve afatgjata. Me sa duket nga të gjitha, Rusia dhe do të niset në logjikën e veprimeve të veta nga këto shifra në negociatat e mëtejshme mbi mundësinë e reduktimit të nxjerrjes së gazit.