0Kurmanbek Bakijev e braktisi territorin e Kazakistanit. Për këtë njoftoi përfaqësuesi zyrtar i MPJ të republikës Askar Abdrahmanov duke shtuar njëkohësisht, se drejtimi i fluturimit të tij nuk dihet. Sipas burimeve të ndryshme, ai mund të ndodhet në Kazakistan, në Turqi ose në Bjellorusi. Por kanalet diplomatike të këtyre vendeve nuk i konfirmojnë këto versione. Ndërkohë vëzhguesit e pavarur nuk përjashtojnë mundësinë e kthimit të Bakijevit në Kirgizi, ku stabilizimi i situatës nuk pritet të rivendoset në një kohë të afërt dhe ku ish presidenti ka plot ithtarë.